Loading...

Monika sulmon ashpër Ramën: Paraja të hedh atje ku nuk e pret, më ke në rradhë të parë nëse shembet Teatri

Monika Kryemadhi në fjalën e sja nga foltorja e Kuvendit u shpreh se do të jetë e para kundër ruspave nëse Teatri do të shembet.

Pjesë nga deklarata

Mendova se do ta shembte natën dhe do thoshte e rrëzoi tërmeti, por nuk i ka shkuar në mendje se nuk dihet se në ca efekti ka qenë.

Në kujtim të artistëve të mëdhenj që kanë luajtur në atë skenë dhe na skalitën shqiptarizmin, ky anti shqiptar kërkon ta rrëzojë. Për të kthyer vlerat e imoraliteti dhe të drogës.

Por edhe për LGBT, e them këtë se besoj në zot. Unë do jem në resht të parë përpara të ruspave të Ramës, do jem aty se nuk ke parë asgjë akoma. Ti me paratë e dogës po blen median dhe prokurorinë, por gojën e shqiptarëve nuk e mbyll dot. Ti je vetëm, paraja nuk është shoku i mirë. Paraja është një shok i keq, të hedh atje ku ti nuk e pret.

Tani grabit me ligj, paratë e buxhetit, me PPT e famshme, kushedi çdo shpikë ndonjë gjë tjetër, ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin, ju i keni dhe shumë mirë, por ju e dini shumë mirë që mjaftojnë 100 veta për t’iu zbythur nga krimi, e patë ca ndodhi me rrugën e Kukësit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com