[sgmb id=”1″]
Në platformat për shkarkimin e aplikacioneve mund të gjeni një numër të madh aplikacionesh nga të cilat është e vështirë që të zgjedhni.
Edhe nëse e keni pasur telefonin që shumë vite, ndodhë që nuk i keni shfrytëzuar si duhet aplikacionet, shkruan Business Insider.
Më poshtë janë renditur 5 aplikacione të cilat mund t’ju duhen për shërbime të ndryshme.
Allrecipes Dinner Spinner
‘Allrecipes Dinner Spinner’ ju tregon receta bazuar në përbërësit që i keni në atë moment në kuzhinën tuaj. Krejt çfarë duhet të bëni është që të listoni në aplikacion përbërësit apo produktet që keni në kuzhinë dhe aplikacioni do t’ju shfaqë të gjitha recetat që mund t’i bëni me to.
Sleep Cycle
Në vend që të përdorni alarmin kryesor në telefon, provojeni aplikacionin Sleep Cycle. Aplikacioni ndjek lëvizjet tuaja dhe e gjen kohën më të mirë që të zgjoheni, pasi të keni kompletuar ciklet e duhura të gjumit.
Pacifica
Pacifica është aplikacion që ju ndihmon të relaksoheni dhe të largoni stresin. Në këtë aplikacion mund të gjeni sygjerime se si të largoheni prej shprehive që ju shkaktojnë stres. Aplikacioni është tërësisht pa pagesë.
Instapaper
Në aplikacionin Instapaper mund të lexoni artikuj e shkrime nga revista të shumta, që të gjitha pa asnjë pagesë. Të gjithë artikujt mund të organizohen në kategori ku ju mundësohet që të lini shënime e të ruani artikujt që doni t’i lexoni më vonë.
Tiny Scanner
Skanimi i dokumenteve nuk është më problem për askënd. Në vend që të shkoni të skanoni çfarëdo dokumenti me pagesë, mund ta merrni aplikacionin Tiny Scanner dhe të skanoni përmes telefonit tuaj.