Loading...

”Teatri”, nis protesta para Kuvendit, artistët mesazh deputetëve (Video)

Pak më parë ka nisur para Kuvendit protesta e organizuar nga artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.  Artistët janë mbledhur për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.

Nga pamjet filmike shihen një grup njerëzish që mbajnë në duar pankartat ku shkruhet ‘’Mbro Teatrin’’.

“Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari”, tha Bujar Asqeriu.

Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor.  Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se  do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë.

https://www.facebook.com/thurje/videos/794816250727545/?t=0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com