Disa banesa kanë pësuar dëmtime serioze nga lëkundjet e tërmetit edhe në malësinë e Kurbinit. Situata paraqitet mjaft problematike në disa shtëpi banimi, për rrjedhojë pasojat duket se janë serioze.
Faktet dhe provat janë dëshmi e qartë nga pasojat që sollën lëkundjet e tërmetit.
Ndue Gega, 85 vjeç, nga fshati Selitë në malësinë e Kurbinit i cili tregon dëmet në banesën e tij. Ai tregon se duhet të qëndrojë në kasollen e bagëtive, pasi është e pamundur të qëndrohet më në shtëpinë e rrënuar nga dëmet e shkaktuara.
Të njëjtin fat ka dhe në banesën e Valentin Markut, nga të cilat dëmet janë të konsiderueshme.
Banorët apelojnë institucioneve për ndihmë nga kjo situatë e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit