Nga Ylli Mece:
UNË LABI
Në ja marsha këngës “labçe”…
Do ta pi edhe rakinë…
Në trapezë në thefsha godën…
Me opingë do ngre dollinë.
Në me thënshin -dil në valle !
Do të dal …e do tund dhenë…..
Krah për krah me hënë e yje…
Gazit…do t’ja shtoj harenë…
Malet do ti kap për dore…
Me vëllezrit kosovarë
Do ti nxjer në valle bese
Besë e lidhur gjer në varr
Po nuk pata një shami…
Do ta gris nga guna ime…
Do ta dredh në ball’ të valles…
Si nis shqipja fluturime
—–.
Pa do marr edhe dyfekun…
Do qëlloj do çpoj në qiell…
Do ta puth edhe flamurin…
Se është dritë …se është diell !
Ne me thencin dil ne valle
Do te dridhem si qemoti
Ngelem lab me fustanelle
Qe kercej ne flake baroti !