Një lajm i keq vjen nga specialistët që flasin për njerëzit me grup gjaku A, B ose AB. Keta persona kanë më shumë gjasa që të preken nga goditjet në zemër.
Shkencëtarët besojnë se këta persona kanë nivele me të larta të një proteine koaguluese, e cila mund të pengojë gjakun që të arrijë në organet vitale.
Sipas “DailyMail”, të dhënat janë shqetësuese, duke marrë parasysh që grupi i gjakut është diçka jashtë dorës së njeriut, por tërësisht genetike.
Megjithatë ekspertët thonë se duke patur një stil jetese të mirë, si mos pirja e duhanit dhe të ushqyerit shëndetshëm janë mënyra më e mirë për të ulur rrezikun për prekjen nga goditjet në zemër.
Shkencëtarët holandezë analizuan të dhënat nga disa studime shkencore të 1.3 milionë njerëz. Ata dalluan se 14 në 1000 persona me grup gjaku 0, grupi më i zakonshëm, pësonte goditje në zemër.