[sgmb id=”1″]
Dushko Markoviç , Kryeministri i Malit të Zi ka reaguar për veprimin që bëri Donald Trump në Samitin e NATO-s, ku ishin mbledhur të gjithë liderët botërorë anëtarë.
Pasi Presidenti Trump e shtyu me forcë për të kaluar para tij, kryeministri malazez ka kaluar gjithçka me “sportivitet”.
Veprimi i tij u përfol shumë në të gjitha mediat botërore.
I kam parë reagimet, ishte një situatë pa tendencë. Është normale që Trump të jetë në vend të parë.” Mali i Zi mbetet i dedikuar ndaj miqësisë me SHBA,- u shpreh Markoviç.