Gjatë turit të llogaridhënies me qytetarët Edi Rama është përballur me ankesa të shumta nga ana e qytetarëve. Njëra ndër to ka qenë edhe Leze Gjeka e cila pas ankesës së bërë në portalin e bashkëqeverisjes gjeti zgjidhej për çështjen e pensionit.
“Te Sigurimet shoqërore duhet vënë dorë. Ne brezi i tretë kemi shumë nevojë’- i tha ajo Ramës.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë dëshmi nga shumë të tilla gjatë fushatës së Llogaridhënies Publike, duke përshëndetur të gjithë ata që e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin përpjekjen aspak të lehtë, por këmbëngulëse për t’i dhënë qeverisjes përmasën e halleve e shpresave të njerëzve të zakonshëm, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë 🌹
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155930987846523/?t=0