[sgmb id=”1″]
Policia britanike ka vënë në pranga 13 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë të cilët shisnin kokainë, në rrugët e Midlandsit, që kapte vlerën e 500.000 £. Një kartel kokaine në Londër i përbërë nga gangsterë anglezë dhe shqiptarë janë vënë në pranga dhe janë dënuar me më shumë se 100 vite të gjithë së bashku.
Khalad Uddin kreu i bandës angleze, do dënohet me më shumë vite se shpërndarësit e tjerë pasi sipas policisë ai meriton një dënim më të lartë.
Banda nga Midlandsi dhe Kingswindfordi i kanë dhënë 35.000 £ bandës së shqiptarëve për 1 kg kokainë, ndërkohë që këta të fundit përfitonin më shumë se 100.000 £ kur e shisnin me vlerën e rrugës. Besohet se banda e shqiptarëve kanë lidhje gjaku midis tyre nisur edhe nga mbiemrat.
Gjatë një operacioni policesk të shpërndarjes së kokainës midis bandave, u bë i mundur sekuestrimi i kokainës me vlerë 500.000 £.
Në pranga janë vënë:
Ylber Cami, lideri i bands shqiptare, u dënua me 10 vite burg
Eraldo Cami, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg
Emil Cami, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 7 vite burg
Emri Kaziu, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg
Elsid Kopani, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 9 vite burg
Jamie Green, pjesë e bandës angleze, u dënua me 9 vite e 4 muaj burg
David Stokes, pjesë e bandës angleze, u dënua me 14 vite e 6 muaj burg
Craig Davies, pjesë e bandës angleze, u dënua me 15 vite e 6 muaj burg
Callum Bradley, pjesë e bandës angleze, u dënua me 3 vite e 8 muaj burg
James Bishop, pjesë e bandës angleze, u dënua me 8 vite burg
Louis Loveridge, korrier i bandës angleze, u dënua me 3 vite e 4 muaj burg
Steven Hutcheson, pjesë e bandës angleze, u dënua me 9 vite e 6 muaj burg