Sot, Shqipëria po i beson një loje pastërtisht të papastër dhe po e pëson çdo ditë. Kali i Trojës tashmë nuk është nga fisi dinak i Helenëve, por ky Kalë është Gomar Skrapari, Gomar Tropoje, Gomar Tirane dhe është gjithmonë Gomar shqiptar.
Shkruan: Sokol Pepushaj
Misteret e madhështisë Trojane, Monumentit të Rubindttë të labirintheve të errëta të lakmisë njerëzore që nuk ka cak, disa prej jush e dinë se e kanë konakun në Azinë e Vogël. Ata që nuk e dinë, ani, s’ka gjë, janë pjesë e kësaj shoqërie në emancipim e sipër, që duartrokasin e akoma duan të zgjedhin mirëbesimin si më të bukurin, t’u drejtojë jetën e të ardhmen.
Pellazgët, nga ku rrjedhim ne, e me vonë, e shumë më vonë, të tjerët, siç thonë ca hieroglife shumë të moçëm, dhe sa kohë nuk është provuar e kundërta, kështu na lind e drejta të mëndojmë, i besuan “dhuratës” së Kalit, duke i dhënë Botës mesazhin e mirëbesimit, por mbi gjithçka, duke përjetësuar hyjnizimin e fuqinë e paraardhësve të Ilirëve.
Troja pra, gjeneron e vigjëlon gjithë Botën sot, ku djajtë gjithsesi mund të krijojnë gjithçka djallëzore në filozofitë, mbase edhe të shekujve që nuk kanë ardhur. Hipoteza mes Trojës dhe Shqipërisë sot, fatkeqësisht nuk ngjan thjesht si hipotezë. Asokohe iu besua “dhuratës” me një lojë pastërtisht të pastër dhe Troja ra.
Sot, Shqipëria po i beson një loje pastërtisht të papastër dhe po e pëson çdo ditë. Kali i Trojës tashmë nuk është nga fisi dinak i Helenëve, por ky Kalë është Gomar Skrapari, Gomar Tropoje, Gomar Tirane dhe është gjithmonë Gomar shqiptar.
Janë pikërisht Gomerët fodullë që Shqipërinë po e çojne andej nga duan, jo drejt Europës, po drejt Salizimit, Nanozimit Edizimit, Drogizimit, Bythizimit, pasi të tërë, në 28 vite kanë punuar e vjedhur vetëm për bythën e vet, duke e çuar këtë vënd të pasur fatmirësisht, drejt greminës, ku njerëzit po vuajnë edhe për bukë goje.
Viktima nuk janë ca ushtarë të ngopur me verë, por populli barkëthatë që edhe bukën e merr me qitap e prap duartroket hajdutët, mashtruesit, drogaxhinjtë, terrorizuesit që kërcënojnë edhe këtu në mes të Tiranës gazetarët, vetëm se kryejnë detyrën e shenjtë, të lajmësit, që qysh nga Kanuni i Romës së Lashtë e deri tek Defterët e Ahmet Zogut, nuk prekeshin.
Ka pesë vjet që njëri nga Gomerët e Trojës sonë, me një emër Ilir, iku nga Silistani e erdhi dhuratë tek Edistani. Kështu kish vepruar ky Gomar i Trojës së Sotme edhe nga Nanostani tek Salistani.
Nëse në historinë e Trojës së Lashtë, ngjau veç njëherë dhe me kale, në Shqipërinë e epokës së internetit ndodhi shumëherë dhe me Gomar.
Nga ky Gomar mirëbesimi, akoma nuk kanë dale të gjithë “ushtarët”. Gjysma kanë “armët” në dorë e maskat në fytyrë dhe drejtojnë qeverinë, gjysma tjetër kanë po “armët” në dorë e po maskat në fytyrë e kanë zbuluar ca metoda që i emërtojnë Babaliste, ku nxjerrin ca zëra si prej shkretëtire e thonë se ky eshtë Dreqi që flet me Dreqin për drogë e fitime, që po na i merr ne…
Kryegomari i kësaj loje që ka emër “Gjylystani e Bostani”, pra emer bahçeje e Lulëzimi, ka bërë kërdinë. Thuhet se në një rrugë, a si me thënë më shqip, xhade për milet, ka kënaqur veten dhe ushtarët me pije e shumë pasuri miliona dollarëshe.
Ky thotë, se Gomarin e gjatë e rrëzon vëç me aktivitete gojore, jo me ushtri, se ushtrine e vet e ka shpërberë. Po pse të mos kemi guxim të mëndojmë se ky gomar po bashkëpunon me gomarin e gjatë që edhe paguan për protesta kundër tij, edhe për skandale kundër tij, për të tërhequr vëmëndjen nga problematikat me vjedhje.
Dikush thotë se kjo është një strategji e gomerëve Sali e Ilir, të dy të lakuar mjaftueshëm si hajdutë e të provokuar nga ndërkombëtarët e populli mjaftueshëm si egërsira të demokracisëe lirisë njerëzore.
Ca kërriça të tjerë si Gjinushi, Milo, Blushi, Bojaxhiu, pas humbjes së betejës, kishin idenë për “dhuratrën” e madhe, Kalin, që barku i tij nuk i zuri të tërë për ti marrë diçka nga tepsia e mbretërisë një “Tribuni” që shumëkush i ka vënë nofkën se hyn në lojë me trimeri e fiton me dredhi, madje nuk zbret nga “kali” kurrsesi.
Nuk zbret nga Kali edhe kur gjithë populli ta gjuajëme “gurë” si Djallin në Mekë.
Edhe në Bruksel, atje ku rrinë të urtët e Europës, duket se tirren ca hilera për Ballkanin. Me kartën e të fortit në dorë, deklarohet se votimet janë të mira, veçse në fiks një të tretën e tyre, të blear me para droge e krimi.
Merkal ngul këmbë si mushka në vëndimmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së për hapje negociatash për anëtarësim të Shqiperisë në familjen e madhe europiane, por kashta gjermane dhe euforia politike, shuhet si flake kashte përballë drogës e hajnisë që ia pshurr parlamenti Holandez e ia dhjet Franca.
Në Francë, kur pati vajtur kryeministri për negociatat, flitet se presidentit Emmanuel Macron i thane: Ka ardhur ai kërriçi që e kishim emigrant e flinte tek mullaret e sanës afër plazhit me kokrra kandari sa një gomar i rritur.
Çdo metaforë, çdo nisje, çdo zhvillim, çdo bitisje, i ka rrënjët veç në para, në përfitime.
Ministresha Mirela Kumbaro nisi presion mbi aktoret që të pranojnë shëmbjen e teatrit kombëtar, për një të ri me ca kulla gati sa Kulla Ejfel e që do ia japin një kompanie private për ndërtim megjithë njësipërfaqe të konsiderueshme toke shtetërore.
Këtu zihen aktorët mes njëri-tjetrit, por Rama e Basha bëjnë plane si t’ja hedhin Vetting-ut e të ngatërrojnë kuksianët për ca rrëmujëra andej nga shtatori që t’ju hapin hapësirë për bashkëqeverisje!
Në këtë Shqipëri Trojë, (Trojë = Troje = Tokë), duket se është formësuar e materializuar djallëzia e drejtuesve të këtij vëndi, paçka se votuesit janë mërzitur edhe me fytyrat e tyre që ua shpifin edhe kur i shohin në ekrane.
Pra, nuk janë hiletë që i bëjnë gomerët të rëndësishëm, por janë paratë dhe ndarja e dhuratave që promovojnë sjellje prej bosësh e shpirt prej bamirësi në kohë fushatash këtij populli që është mësuar tu besojë gënjeshtrave disa herë rresht.
Etja për para në këto kohë moderne, këtu është grykësi që ka rënë në sy të gjithë perëndimorëve, ku pushtetarët kanë pushtuar gjithë strategjinë e biznesit e kontrabandës, pabesisë e veseve, ku Xhafajt vjedhin e rrahin, ku këta Gomerë Troje edhe pse krejt të dukshëm, po funksionojnë efikasivisht, pa e çarë kokën as për kritikat e drejtpërdrejta të perëndimorëve, ndonjë prej të cilëve mbase edhe ka interes të rrijë në bark të “Kalit” sa më gjatë, derisa Shqipëria të mos ketë Gomerë Troje.
Ngjashmëria mes Kalit të Trojës dhe Gomerëve të Shqipërisë, nuk është pra, thjeshtë hipotezë…
Në rrafshin e dobësisë njerëzore, këta nënshtrojnë shpirtra varfanjakësh që besojnë verbtazi edhe në audiopërgjime, apo, medemek sharje, deri në gjyshe e stërgjyshe!
Pra, trojanët e lashtë, i besuan “dhuratës” me një lojë pastërtisht të pastër dhe Troja ra, shqiptarët e sotëm i besojnë “dhuratës” pastërtisht të papastër, e Shqipëria po vidhet deri sa të mbesë skelet!