[sgmb id=”1″]
Nesër është një ditë e veçantë për më shumë se një miliardë e gjysmë besimtarë myslimanë në të gjithë botën.
Nesër fillon muajin e Shenjtë i Ramzanit dhe myslimanët do të nisin agjërimin nga agimi deri në mbrëmje duke privuar veten nga të ngrënit, të pirit dhe raportet seksuale.
Gjithashtu, edhe pse e kanë obligim gjatë gjithë jetës së tyre, gjatë këtij muaji myslimanëve iu kërkohet të jenë më tepër të kujdesshëm në raportet ndër personale me të tjerët, qofshin këta besimtarë ose jo, në raportet me familjarët, të afërmit, etj.
Këtë vit, muaji hënor i Ramazanit përkon me datat 27 maj – 24 qershor.
Ccfarë është agjerimi?
Çdo fe u ka sjellë ndjekësve të saj një sërë urdhrash dhe ndalimesh duke i bërë përgjegjës për respektimin e tyre. Kjo përgjegjësi ekziston pak a shumë në të gjitha fetë, qofshin të vërteta apo bestyte. Personi që përfaqëson një fe dhe mendim, e tregon besnikërinë ndaj saj vetëm me këto veprime, pra duke i zbatuar urdhrat dhe duke iu shmangur akteve dhe veprimeve të ndaluara.
Edhe Islami si fe e drejtë dhe e vërtetë, i ka urdhëruar përfaqësuesit e vet të kryejnë disa adhurime duke e vënë këtë si kusht të të qenit musliman. Kur’ani i trajton çështjet në përgjithësi, kurse ai që e ka zbërthyer atë në hollësi, është i Dërguari i Allahut të cilit i është zbritur Kur’ani. Prandaj, komentuesi1 më i madh i Kur’anit është i Dërguari i Allahut, profeti Muhamed.
Argumente për faktin që agjërimi është detyrim (farz), gjenden edhe në Kur’an, edhe në fjalët dhe veprimet e Profetit (Sunet).