Ka ndryshuar rrjedha e hetimit për një 61-vjeçar nga Kosova, i cili ka vrarë kushëririn e tij, pasi e akuzonte se ky i fundit kishte një lidhje intime me bashkëshorten e tij.
Shqiptari akuzohet se më 12 maj 2016 në St. Gallen ka vrarë kushëririn e tij Haki S. 42 vjeç, përpara derës së shtëpisë së tij. Autor i dyshuar u kap një muaj më pas, më 9 qershor 2016 në Sirnach TG. Fillimisht në paraburgim, më pas është dërguar në burg.
Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. N
ga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.
Rrëzimi misterioz i gruas nga ballkoni
Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, ndaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.
Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur.
Ata shprehen:
Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai”.
Sipas familjarëve, gjithçka ka ndodhur për para.
Një tjetër shton:
Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga, pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër dhe nuk mund të hapte konto bankare.”
Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë.
Vdekja e Haki S. do të sqarohet të martën në Gjykatën e St. Gallet. Vdekja e bashkëshortes 61 vjeçare kurrë nuk është hetuar nga ana policore.