Loading...

Jo më “Schengen”? Merkel ngre alarmin për refugjatët

Marrëveshja më e suksesshme dhe më e rëndësishme e Bashkimit Europian mund të shkatërrohet për shkak të mospajtimeve mbi emigracionin.

Kancelarja gjermane tha se zona e lëvizjes së lirë “Schengen” mund të mos ekzistojë më, pasi Italia refuzoi të nënshkruante politikën e emigrantëve, gjatë takimit të javës së kaluar në BE. Gjatë bisedimeve të saj për migracionin në BE, ajo arriti marrëveshje me disa vende, për të kthyer pas nga Gjermania emigrantët, që kanë aplikuar për azil në vende të tjera, si Spanja apo Greqia, por nuk arriti një marrëveshje të tillë me Italinë.

Kryeministri Conte nuk pranoi të nënshkruante politikën e saj dhe kështu partneri i koalicionit të Merkel, ministri i Brendshëm dhe kreu i Unioni Kristian Social, Horst Seehofer, kërcënoi me dorëheqje dhe me prishje të aleancës 70-vjeçare. Qeveria gjermane po shkon drejt pragut të kolapsit.

Duke folur për stacionin televiziv gjerman ZDF, Merkel tha: “Një marrëveshje me Italinë nuk ishte e mundur, Italia dëshiron të reduktojë numrin e emigrantëve që hyjnë në vend. Kryeministri (Giuseppe Conte) tha se ata kishin përshtypjen se ishin lënë vetëm për një kohë të gjatë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com