Loading...

Dalin emrat e dy shqiptarëve që masakruan djalin e moderatores së njohur italiane, Simona Ventura

Ditën e sotme mediat italiane kanë publikuar emrat e 2 shqiptarëve të arrestuar dje ku sëbashku me 2 italianë goditën me thikë Niccolo Bettarinin, djalin e prezantues së njohur Simona Ventura. Ata janë Andi Arapi 29-vjeç  dhe Albano J 24-vjeç. Të katër të rinjtë janë të gjithë me preçedentë penalë të mëparshëm.

Ai u qëllua 11 herë me thikë pas një sherri në një disko në Itali. «Të njohëm, je i biri i Bettarinit, do të vrasim”- i thërriti dikush nga banda.

Pas dërgimit në spital e ëma e tij Simona Ventura shprehej se i biri nuk është në rrezik për jetën. “Pas një dite shumë të gjatë, mund të them se gjithçka shkoi mirë, po përmirësohet falë Zotit. Je treguar kurajoz, të dua shumë, edhe më shumë”.

Por në një reagim të parë të prindërve thuhej: “Këtë natë djali ynë u sulmua nga shumë persona, ndërkohë që ndërhyri të mbronte një mik. Për fat të keq pasojat ishin të rënda. Niccolò po e merr veten shpejt, është një mrekulli pas 11 goditjeve me thikë që mori”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com