Loading...

Kush ishte njeriu që lindi brenda në Qabe

Po, ai është i vetmi njeri të cilin nëna e tij e lindi ne brendësinë e Qabesë. Një nderë i madh për të dhe për nënën e tij.
Kush është ai?

Emri i tij i plotë është Hakim ibn Hizam ibn Hevejlid ibn Esed ibn Abdu’uliz ibn Kasi ibn Kilab Ebu Halid El Kureshi el Esed.

Hatixhja r.a. gruaja e Pejgamberit tonë dhe nëna jonë, ishte halla e tij, ndërsa sahabiu i njohur Zubejr ibn Avam ishte djali i axhës së tij.

Ky sahabi ka jetuar 120 vjet, siç transmeton imam Buhariu: “Hakim ibn Hizam ka jetuar 120 vjet: 60 vjet në xhahilijet dhe 60 vjet në Islam.”

Si ka ndodhur kjo?

Një rast derisa Qabeja ishte hapur për vizitorët me rastin e një ceremonie, nëna e tij ishte shtatzënë dhe kur hyni në Qabe i erdhën dhimbjet e lindjes, u ul në mes të Qabesë dhe pas disa momenteve e lindi një djalë të shëndosh që e emërtoi Hakim.

Hakim ibn Hizam r.a. u bë një njeri i mrekullueshëm. Ishte i butë dhe i mëshirshëm si dhe një njeri fisnik. Ai ishte njëri prej të parëve të Kurejshëve. Para shpalljes Hakimi ka qenë shok me pejgamberin a.s. Ka qenë pesë vjet më i moshuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Ata u shoqëronin së bashku dhe ndihmonin njëri tjetrin. Mirëpo, ato u afruan edhe më shumë kur i Dërguari i Allahut u martua me hallën e tij, Hatixhen r.a.

Kur filloi shpallja e Kuranit, shumë njerëz filluan të besojnë, megjithatë për çudi, Hakimi edhe pse ishte i mençur dhe i zgjuar, nuk pranoi fenë e shpallur nga Allahu i Madhërishëm. Kështu që, Hakim ibn Hizam, mbeti në besimin e tij të vjetër deri në çlirimin e Mekës.

Në vitin e tetë hixhri, kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. hyri në Mekë, tellalli i tij thërriste: Kush hyn në shtëpinë e Ebu Sufjanit është i sigurt, kush është pranë Qabesë dhe e dorëzon armën është i sigurt, kush hyn në shtëpinë e Hakim ibn Hizamit është i sigurt…

I Dërguari i Allahut ia dhuroi këtë nderë atij edhe pse ishte pabesimtarë. Ai e vlerësonte dhe e respektonte. Hakimi e pranoi Islamin me zemër të sinqertë dhe u pendua për të gjithë kohën që kishte lëshuar duke mos pranuar Islamin. Një ditë djali i tij e pa duke qarë dhe e pyeti për shkakun: “Qaj për shumë gjëra birim im. Gjëja e parë për të cilën qajë është mospranimi i Islamit qysh në fillim.”

Mesazhi i biografisë së këtij sahabiu të ndershëm

“Keni kujdes si ju kalon jeta juaj! Çdo minutë është një rast për punë të mira. Nëse nuk mund të bësh gjëra të mëdha, dije se dhikri është nga punët më të mira. Mos ndodh të pendohesh sikur Hakimi për të gjitha ato vite të kaluara në humbje. Mbaje mend, koha asnjë nuk do ta pres, ndërsa minutat e lëshuara nuk kthehen më!”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com