Loading...

Gruaja e dhunuar në Vlorë, Policia: Kemi marrë kallëzim për fëmijët se u morën pa leje, jo për dhunë

Policia e Vlorës ka reaguar për rastin e denoncuar në Report Tv nga avokati Idajet Beqiri, se një grua 30-vjeçare me inicialet M.Sh., është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj.

Policia sqaron se 30-vjeçarja ka bërë kallëzim dhe ai i është marrë përsipër nga Policia e Shtetit.

Policia shton se kallëzimi i gruas nuk ka qenë për dhunë por për marrjen e fëmijëve pa leje.

Në njoftimin e bluve të Vlorës thuhet se:

Më datë 30.06.2018, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetësja M.Sh., 30 vjeçe e cila ka dhënë kallëzim ndaj ish-bashkëjetuesit të saj, pasi ky i fundit ka kryer veprime vetëgjyqësie duke i marrë fëmijët pa leje.

Specialistët përkatës të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë marrë kallëzimin e shtetases dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale konform rregullave dhe ligjit.

Në përfundim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj shtetasit F.A., 44 vjeç, për veprën penale ”Vetëgjyqësia”, parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Avokati Idajet Beqiri ka denoncuar rastin drejtpërdrejt në një lidhje për Report Tv. Beqiri tha se gruaja dhunohet herë pas here nga bashkëshorti, ndërsa Policia nuk merr përsipër kallëzimin.

Report Tv publikoi më herët bisedën e gruas me Policinë, ku ajo akuzonte se nuk ishte marrë përsipër denoncimi i saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com