Pas një dekade të suksesshme nga anija “Herkules” e Fondacionit amerikan “Rpm Nautical”, këto ditë mbërriti në ujërat tona anija kërkimore “Virazon II”.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare duke theksuar se Shqipëria ngjitet në majat botërore të kërkimeve detare.
Tare sqaron se kjo anije, pronë e Institutit Amerikan të Kërkimeve Detare në Teksas, e specializuar për kërkime nënujore, do të mbështesë zbulimet e kryera deri më sot në brigjet tona detare, me fotografime të specializuara dhe harta dixhitale.
Në perspektivë, pritet të kryhen edhe kërkime të mirëfillta arkeologjike, të cilat do të krijojnë mundësinë e krijimit të një muzeu nënujor./atsh