Loading...

Gruaja nga Elbasani bleu një xhaketë të vjetër në treg, ajo se çfarë gjeti në xhepin e saj ia ndryshoi jetën

Ishte e fiksuar pas rrobave në tregun e vjetërsirave dhe shkonte pothuaj çdo ditë.

Ky ves, në këto vite është shoqëruar edhe kosto financiare, e madje ishte kthyer në konflikt për shtëpinë.

Por E.B. me banim në Elbasan i ka rënë “lotaria rome” këto ditë. Si përherë, edhe këtë radhë ajo nuk po kthehej duarbosh. Kishte blerë një xhaketë firmato për ta përdorur në dimër.

Madje, kishte zhvilluar edhe një debat me romen se nuk po ia ulte pak çmimin edhe pse ishte kliente e përhershme e saj. Gruaja që shiste i thotë: Po vjen dimri dhe xhaketat më ecin. Plus e ke firmato e mos i bëj naze, se të rri në trup edhe mirë”.

E inatosur pak me çmimin, personi me iniciale E.B. është kthyer në shtëpi. Ka vendosur që ta lajë, por i ka kontrolluar instiktivisht xhepat para se ta fusë në lavatriçe. S’u ka besuar syve. Në njërin xhep ka gjetur një unazë. Po. Një unazë të vërtetë dashurie.

Argjend i bardhë me një gur në kurorë, punuar bukur, ndoshta me porosi. Gruaja nuk u ka besuar syve. Madje, fillimisht nuk ka qenë e sigurt për thesarin që ka gjetur. Ka kujtuar se ishte një nga ato unazat e zakonshme rome, që imitojnë gjëra të shtrenjta. Ndaj ka nxituar shpejt tek argjendari. Atje ka mësuar se zotëronte një unazë me gur swarofski. Një unazë që kushtonte të paktën 500-600 mijë lekë të vjetra. Pastaj e gëzuar është kthyer dhe ka festuar në familje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com