Demokratët janë të shqetësuar për riciklimin e marrëveshjes së 18 majit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Madje dhe zyrtarë të lartë qëndrorë dhe vendorë e kanë shfaqur këtë shqetësim përmes mediave dhe rrjeteve sociale, duke paralajmëruar rrezikun e shuarjes së opozitës.
Akuza ndaj Bashës qëndron në faktin se ai është gati të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të vijojë të jetë në krye të PD për të realizuar përfitimet e mundshme personale.
Madje dhe për të pasur një qeveri të përbashkët me Ramën sa më shpejt të jetë e mundur.
Një shqetësim të tillë ka shfaqur dhe anëtarja e kryesisë së PD të qytetit bregdetar Durrës, njëherësh dhe sekretare e marrëdhënjeve me publikun në këtë degë të PD, Lorisa Ylli.
E cila përmes një statusi në rrjetin social facebook shprehet se askush nuk duhet të çuditet se po kërkohet një qeveri Rama-Basha.
Sipas Yllit, në vazhdën e ndarjes së të mirave materiale brenda familjes që rrjedhin nga “martesa” në marrëveshjen e 17-18 majit 2017, me bekimin e Ramës bashkia e Durrësi dhe e Elbasanit i kalojnë PD më 2019.
Një lajm të tillë anëtarja e kryesisë së PD të Durrësit e thotë me garanci maksimale.
“U çuditet se po kërkohet një qeveri Rama-Basha?! Nuk çuditem fare pasi si ato martesat me dashuri të marrë që ndajnë të mirat materiale brenda familjes, kështu është dhe ajo e kurorëzuar në mesnatën e 17 majit te 2017. Jo vetëm kaq por me bekimin e Ramës, Bashkia e Durrësit dhe e Elbasanit i kalojnë PD në zgjedhjet e 2019. Pse ?!
Kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur Lulzim Bashën në postin e Kryetarit të PD. Këto info janë burim i sigurtë nga garanti i marrëveshjes në fakt që në vitin 2014.
Nuk doli asnjë faktor brenda PD për ta prishur këtë skemë, perveçse i shërbejnë skemës, qoftë dhe me kritika!”, shprehet anëtarja e kryesisë së PD të Durrësit në reagimin e saj.
Pra Edi Rama ua paska “futur” si Vangjush Dakos ashtu dhe Qazim Sejdinit, duke mos i kandiduar për një mandat tjetër në bashkitë Durrës dhe Elbasan në zgjedhjet e qershorit 2019?
Njëherësh nëse e marrim të mirëqenë lajmin e dhënë nga anëtarja e kryesisë së PD të Durrës Lorisa Ylli, i bie që Rama t’ia ketë futur dhe PS, pasi s’do garojë në këto dy bashki për të fituar.
Marrëveshja Rama-Basha me sa duket vijon të jetë në fuqi me kapacitet të plotë dhe pritet që në të ardhmen të dhurojë surpriza. Pse jo, edhe bashkëqeverisje qëndrore./Pamfleti