Ndeshja mes Spanjës dhe Rusisë nuk arriti të përcaktojë fituesin brenda 90 minutave. Ajo shkoi në shtesa dy herë nga 15 minuta e më pas fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive ku rusët u treguan më të saktë. Eliminimi nga Botërori, ishte shumë i dhimbshëm për Spanjën e sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno ka publikuar një letër prekëse me një foto të tij duke qarë.
“Sporti më ka mësuar që shpeshherë pavarësisht sakrificës dhe vetë-përmirësimit, jeta nuk të ofron gjithmonë atë që duam në kohën apo mënyrën si e duam. Mërzitja dhe dhimbja janë pjesë e jetës sonë dhe sado që përpiqemi t’i shmangemi me çdo kusht, ne të gjithë kemi kaluar, jemi duke kaluar ose do kalojmë momente si këto. E rëndësishme është t’i pranojmë këto momente, të vajtojmë në paqe me veten, duke e ditur se ato janë gjithmonë aty dhe t’ja lëmë kohës që pak nga pak të jetë shëruesi. Por pa asnjë dyshim, gjëja më e rëndësishme është të marrim avantazh nga momentet negative, të mësojmë dhe kuptojmë që duhet të insistojmë për gjërat që duam dhe mos të lejojmë askush të na bëjë të dorëzohemi. Sot është dita më e keqe e jetës sime profesionale., por nesër nis një ditë e re, një shans për të provuar sërish dhe me lumturi do përpiqem ta bëj të ndodhë. Faleminderit familjes sime, shokëve të skuadrës dhe faleminderit për mesazhet tuaja. Jam krenar që kam prezantuar Spanjën”, shkruan Moreno.