Loading...

Kush është Nertil Qato, shqiptari që shëptoi dy jetë në Itali, ja si e shpërblen kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Napolit në Itali, Filippo Nogarin, është takuar ditën e sotme me shqiptarin Nertil Qato.

Takimin e ka kërkuar vet kryebashkiaku pasi Qato ka bërë një gjest human në këtë zonë, duke shpëtuar jetën e dy personave.

Shqiptari Nertil Qato, siç raporton Livorno.it , u zgjua nga gjumi teksa degjoi thirrjeve për ndihmë qe vinin nga banesa ku kishte rënë në zjarr në katin e parë të një ndërtese.

Ai ka marrë shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjeçare dhe më pas nënën e saj.

“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi.

Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënën e saj,”ka treguar ai.

Kreu i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin i ka dorëzuar një çmim special shqiptarit dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi, madje duke i hapur edhe rrugën për të marrë shtetësinë italiane.

“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është njeri punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”- ka thënë kreu i bashkisë së Napolit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com