A e kishit vënë re se futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është i vetmi që vishet me mëngë të gjata kur luan nje ndeshje? Për më shumë se 10 vite, Cristiano Ronaldo ka veshur fanella me mëngë të gjata. Ai e mori ketë vendim pas dhimbjes nga dështimet e Portugalisë në Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006, ku ai përfundoi duke qarë.
Gjatë këtyre turneve Ronaldo kishte fanella me mëngë të shkurtra dhe besoi se kjo gjë i sillte ters. Në Euro 2012 ai vendosi, që të vishte vetëm fanella me mëngë të gjata, kur luante më Portugalinë.
Suksesi rezultoi të ishte i madh, pasi në vitin 2016, CR7 dhe Portugalia hynë në histori, duke u shpallur për herë të parë kampionë të Europës.