Mirë që jemi të dorëzuar e tē paaftë në arenën ndërkombëtare, po edhe pazaret i marrim vesh të fundit. Informohemi nga mediat “dashamirëse” fqinje, se tonat flenë gjumë.
Sipas tyre, duhet të shtrojmë tapet për një a dy mijë shqiptarët që e quajnë veten pakicë në Jug, ndërkohë që 400 mijë emigrantët tanë stigmatizohen rregullisht që nga viti 1990.
Sipas paktit që bisedohet, duhet të heqim dorë nga deti , por edhe nga toka, kudo ku ka varre të kujtdo skeleti të vërtetë a të rremë që fqinjët u kanë vënë syrin t’i quajnë greke.
Qershia mbi tortë është shqiptare: Vullnetarisht pranojmë të heqim dorë nga emri Çamëri!!!! Do e fshijmë fare nga këngët, tekstet, bisedat, historitë e të moshuarve.
Siç nuk do ketë më “ofendime” për Perandorinë Osmane që “nuk e ka pushtuar, por ndihmuar Shqipërinë”, do kemi edhe tekste të reja historie ku jo masakra e genocid çam që nuk do përmenden, po as termi Çamëri nuk do gjendet më askund.
Me të shkruar jo e jo, po as në gojë mos guxoni ta zini si fjalë, se mërzitet Greqia. E po u mërzit, përbën provokim diplomatik e incident ndërkombëtar.
Ja që po na shesin edhe identitetin, e jo më ca metra tokë brenda vetes për Teatrin.
Si ta kthejmë Rilindjen në shina, para se t’i nxjerrë themelin edhe Shqipërisë, edhe shqiptarisë?