I biri i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura është dërguar mbrëmë me urgjencë në spital në Milano, pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti në një diskotekë në qendër të qytetit italian.
Sipas mediave italiane lidhur me këtë ngjarje, policia italiane e qytetit të Milanos ka ndaluar dhe vënë në pranga 4 persona, dy shtetas shqiptarë e 2 italianë.
Sipas raporteve të arrestuarit dyshohet se një ditë më parë kanë qëlluar me thikë 19-vjeçarin italian, Niçolò Bettarini.
Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë të moshës rreth 23 e 29-vjeç, ndërsa dy italianët 24 e 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën Old Fanshion të Milanos, ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash.
Thuhet se ngjarja ka nisur pas një konflikti mes disa të rinjve. Prezantuesja e njohur ka thënë: Falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë me kurajë.