Kroacia mbetet kombëtarja e vetme nga Ballkani që vazhdon garën në Kupën e Botës, pasi mposhti Danimarkën në penallti pas një loje dramatike.
Të shumtë janë edhe kosovarët që bëjnë tifo për Kroacinë në këtë Botëror, ndërsa nuk kanë hezituar të shprehin përkrahjen reciproke.
Në një foto që qarkullon në rrjete sociale, shihen ushtarë kroatë me flamurin kombëtar, derisa bëjnë shenjën e shqiponjës dykrenare, që u bë e famshme sidomos pas festimit të golave nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në Rusi..
Përndryshe kroatët ishin ndër përkrahësit më të mëdhenj të pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA. /gazetametro.net