Loading...

Policia e shpall të humbur, por më pas e gjen të vdekur në kanal

Familjarët dhe policia e Librazhdit e kërkon prej 15 ditësh shtetasin O.G, por ai u gjet vetëm dy ditë më parë, i vdekur.

Sipas policisë së Librazhdit pas marrjes së njoftimit nga ana e familjarëve, 15 ditë më parë, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Por O.G është gjetur i mbytur pranë nja kanali në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Ja njoftimi i Policisë:

I zhdukur prej 15 ditësh, burri gjendet i vdekur në kanal

  1. Në vijim të komunikatës të datës 15.06.2018, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit O. G., më datë 30.06.2018, rreth orës 09:45, ky shtetas u gjet i vdekur dhe pa shenja dhune, në një kanal me ujë, në fshatin Dragostunjë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com