“Për t’i dhënë një të ardhme fëmijëve tanë dhe të shmangim daljen e tyre jashtë vendit, jam gati të injoroj kufizimet e imponuara nga Brukseli. Primare është lumturia e popullit”. Kështu theksoi zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini në Itali gjatë një deklarate për shtyp.
“Objektivi është të ndryshojmë Europën, detyrat vijnë përpara të drejtave,”shtoi ai. Zv/kryeminsitri gjithashtu bëri një thirrje të fortë për Mafian dhe luftën e tij ndaj krimit.
“Paralajmëroj mafiozët, festa mbaroi. Për trafikantët e qenieve njerëzore apo mafiozët e Camorra apo Sicilisë kam një mesazh se nuk do t’i lë të qetë,” tha Salvini duke kujtuar figura të antimafies si Giovanni Falcone, Paolo Borsellino.