Loading...

E dini se sa para mund të kurseni nëse kafenë e mëngjesit e pini në shtëpi?

Një filxhan kapuçino kushton 150 lekë. Në javë, shpenzoja 1,050 lekë. Në muaj 4,200 lekë! 14% e të ardhurave të mia fikse!

Kur kuptova gravitetin e budallallëkut tim, gjeta një zgjidhje. Ktheva sytë nga kafeja turke për dy arsye. E  para, më pëlqen si shijon dhe e dyta, është kaq e lirë.

Një pako kafeje turke kushton 100 lekë për 100 gr. Personalisht, kafenë turke nuk e pi dot me ujë, kështu që një herë në pesë ditë, blija një qumësht 1.5 litërsh. Pra, gjashtë bidona qumësht dhe dy pako kafeje në muaj. Kostoja totale? Thuajse 1,000 lekë.

Unë e përgatis kështu: Në një xhezve treshe hedh dy lugë kafe dhe dy lugë sheqer. E tres në pak ujë dhe shtoj qumësht deri sa të mbushet xhezveja. Pastaj thjesht e ziej dhe pres të gufohet.

Ana financiare s’është e vetmja e mirë e kafesë turke në shtëpi. Nëse i shmangem sheqerit plotësisht, (gjë që është kaq e vështirë), përtimet shëndetësore janë bosh, prandaj ndjek këtë rend. Më pas, ndërsa bëhem gati, pi dhe kafenë ngadalë. A s’ngjan si rutinë relaksuese, sepse është.
Për vetëm 1,000 lekë në muaj kursen kohë, para dhe e fillon ditën mbarë. Gjithmonë, nëse kafeja turke iu shkon për shtat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com