Loading...

Adnan Januzaj tregon arsyen e vërtetë përse nuk festoi me shqiponjë pas golit spektakolar/Foto

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i ngritën peshë zemrat e gjithë shqiptarëve duke i festuar golat kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës me duar. Një veprim ky që shkaktoi shumë polemika dhe u shoqërua edhe me një gjobë ndaj dy futbollistëve shqiptarë, të cilët luajnë pranë kombëtares së Zvicrës.

Mirëpo këtë vit në Kampionatin Botëror luan edhe një shqiptar tjetër, i cili është pjesë e skuadrës së Belgjikës. Ai është Adnan Januzaj, i cili shënoi golin kundër Anglisë, por nuk festoi me shqiponjë dhe kjo u komentua gjerësisht në mediat shqiptare.

Në një prononcim për “AFP”-në Januzaj ka treguar edhe arsyen se përse nuk festoi me shqiponjë.

“Nuk jam shumë i përqëndruar në momentin pas shënimit të golit. Është gol me plot emocione, po festoja me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha, ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”, është shprehur Januzaj.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com