Deputeti socialist Spartak Braho është shtruar ditën e sotme në spital, pasi ka kaluar një parainfarkt. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Durrësit, por është nisur më pas drejt Tiranës për t’iu nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë në një spital privat.
Ai ka patur dhembje gjoksi, shtrëngim dhe problem me frymëmarrjen, por në spitalin e Durrësit mjekët kanë thënë se ishte fat që gjendja e tij shëndetësore u kap në kohë.
Në momentin që ka patur shqetësime familjarët i kanë thënë Spartak Brahos që të nisej menjëherë në spital, por ai nuk ua ka vënë veshin dhe e ka neglizhuar një gjë të tillë. Ka qenë ky insistim i të afërmëve që parainfarkti u kap në kohë.