Loading...

Mbyllet turi i llogaridhënies, ankth dhe panik te ministrat. Nuk dihet ku do të bjerë lapsi

Data 30 qershor u vendos nga qeveria shqiptare si afati i fundit për të mbyllur zyrtarisht turin e llogaridhënies me qytetarët që ka nisur prej fillimit të muajit maj. Ky tur kishte synim njohjen nga afër të shqetësimeve të qytetarëve dhe ankesave të tyre kundrejt qeverisë.

Sipas gazetës ‘’SOT’’ Edi Rama u ka bërë të qartë ministrave se asnjëri nuk e ka vendin e sigurt. Kjo gjë ka shkaktuar ankth te ministrant, pasi nuk i dihet se te cili do të bjerë lapsi. Por ata nuk janë të panjohur me vendimin që do të marr shefi i qeverisë, pasi një gjë të tillë Rama e bëri të ditur edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë ku tha se ndryshimet në qeveri do të bëhen në shtator. Mesa duket një gjë e tillë mund të ndodh që tani, pas vendimit për të shtyrë edhe me një vit tjetër hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Askush nuk e ka vendin e sigurt

”SOT” mësoi se askush nga anëtarët e kabinetit qeveritar nuk e ka vendin e sigurt, për dy arsye. E para ka të bëjë me negociatat, ku mësohet se për të çuar përpara thellimin e reformave, Rama ka vendosur që të bëj ndryshime në qeveri. Ndërsa emrat e rinj që pritet të pasojnë ministrat që do të largohen, do të jenë ekspertë të fushave. Mirëpo, integrimi nuk është arsyeja e vetme, tek e cila do të bazohet Rama për të bërë ndryshime në qeveri. Një tjetër komponent tek i cili do të bazohet kryeministri është turi i llogaridhënies.

Nga ky tur takimesh është vënë re se ka shumë pakënaqësi. Pasi si në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu dhe përmes shkresave apo komunikimit direkt, mësohet se janë me mijëra qytetarët që denoncojnë punën e ministrave. Sidoqoftë, në muajin korrik kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste, ku pritet që të bëhet ballafaqimi i 3 raporteve të bëra nga qeveria, deputetët dhe baza socialiste. Ndërkohë që do të bëhet një bilanc i ankesave për secilin sektor dhe atje ku çalon puna, ministrat do të duhet të largohen dhe t’u lënë vendin emrave të rinj. Për këtë arsye kryeministri po mendon të emërojë në qeveri njerëz me integritet dhe që i përshtaten funksionit.

Qëllimi i turit të llogaridhënies

Tirana ka qenë qyteti i parë, ku turi i llogaridhënies uli siparin. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama zbuloi prapaskenat e turit, teksa deklaroi se qëllimi i kësaj fushate është ballafaqimi me qytetarët, ku ministrat, deputetët dhe drejtorët do të flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave.

“Do flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave, do të dëgjojmë prej tyre se çfarë mendojnë ata për punën tonë. Proces që e nisim sot nga Tirana, ku pa asnjë diskutim jemi të vetëdijshëm për sa shumë ka ende për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin mund të mohojnë se sa shumë është bërë. Punën që parashikojmë në vijim për infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore. Do të shpalosim programin kombëtar të punësimit jo si strategji por si program i detajuar ku do të shpjegojmë sipas sektorëve të mundësive të reja për punësim”, deklaroi Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com