Është një recetë fantastike, me një shije të lehtë, të ëmbël e që përgatitet në shumë pak kohë.
Kombinimi i petullave me mollë është ndër recetat më të shijshme e cila pa dyshim tërheq nepsin e oreksin e të vegjëlve dhe më të rriturve në familje.
Përgatitja e tyre kërkon përbërës të thjeshtë por shija që të ofrojnë është sa speciale aq edhe e veçantë.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetën unike të përgatitjes së petullave me mollë krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Petullave me Mollë në Shtëpi
Përbërësit
1 gotë miell
3-4 kokrra mollë
1/2 lugë kafeje me sheqer
1/2 lugë kafeje me sodë buke
1/2 lugë kafeje me kripë
1 gotë qumësht
1 kokërr vezë
Sheqer për spërkatjen e petullave
Kanellë
Përgatitja
AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të hidhni miellin, kripën, sodën e bukës dhe sheqerin. Trazojini që të përftoni një masë të vetme.
Në një tas tjetër hedhim vezën dhe gotën e qumështit, e rrahim deri sa masa të jetë bashkuar plotësisht.
Më pas fillojmë dhe shtojmë masën e miellit të përzierë me kripë, sheqer dhe sodë, duke e trazuar gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mos mbetet mielli i patretur.
Masa që duhet të arrijmë është një brumë pak më i hollë se ai i petullave tradicionale, dhe pak më i fortë se ai i palaçinkave.
Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon që të merrni mollët dhe t’u hiqni pjesën e brendshme të farave. Pritini në rrathë jo më shumë se 1 cm.
Në një tigan pak të thellë, hedhim 2-3 filxhanë me vaj dhe e vendosim ne zjarr të lartë.
Fetat e mollës i zhysim në brumin e përgatitur dhe i skuqim në tigan. Duke treguar kujdes që t’i kthejmë nga të dyja anët.
Pasi i heqim nga tigani, është mirë që t’i vendosim në një pjatë me letër kuzhine, që të thithet yndyra e tepërt.
Në një pjatë tjetër kemi përzier sheqerin me kanellën, aty kalojmë të gjitha petullat , sa të krijohet një shtresë në të dy anët.
Është e mira që të jenë pak të ftohura (jo direkt nga tigani) që të mos shkrijë sheqeri./AgroWeb.org