Juristi Romeo Kara ka shpërthyer në thirrje dëshpëruese, përballë pakteve monstruoze të klikës mafioze. Kara shkruan se është e papranueshme të shesë moral “një president i korruptuar deri në palcë, te shoh në televisionin për të cilin une paguaj taksa, të më shitet moral nga nje ish kryeminister bandit, që të gjykohem nga gjykata ordinere ku militojnë ushtaret e korruptuar të ketyre dy sojsezëve”.
Postimi i plotë i Romeo Kara:
Kurre nuk ia kam leshuar litarin vetes ne angazhimet publike, pervecse kur kam pasur bindjen e plote se kontributi im ka qene i nevojshem dhe i dobishem.
Duke pare se Shqiperia po copetohej me copa te medha nga klanet politiko-mafioze, duke pare se organet e drejtesise ishin ne unison me keto klane, apo te pafuqishem perballe tyre, une me iniciativen time vendosa perballjen me to si dhe rrezimin e qellimit te tyre, qe te pakten ne nje rast, ishte marrja ne pronesi, fare pa punuar, thjesht duke mashtruar, tere sistemin energjetik shqiptar.
Edhe pse investigimet e mija jane mese te plota, edhe pse u respektua cdo procedure ligjore, edhe pse une mora totalisht mbi vete riskun per cdo gje, prokuroria, gjykatat dhe politika, ne dukje ne heshtje, por poshte ne dakortesi te plote midis tyre, po mundohen te mos lejojne vendosjen e drejtesise dhe arrestimin e merituar te Berishes, Metes, Rulit, Nepravishtes, si dhe te bashkepunetoreve te tyre, ne vjedhjet, shperdorimet, korrupsionin, mashtrimet dhe shkeljet e shumta ligjore, me pasoja katastrofike ndaj vendit.
Eshte e turpshme, e shpifur dhe e papranueshme, qe une si nje qytetar i devotshem i ketij vendi, qe e kam dashur dhe e dua kete vend, qe kam respektuar sa kam mundur ligjet e tij, te drejtohem nga nje president i korruptuar deri ne palce, te shoh ne televisionin per te cilin une paguaj taksa, te me shitet moral nga nje ish kryeminister bandit, qe te gjykohem nga gjykata ordinere ku militojne ushtaret e korruptuar te ketyre dy sojsezeve dhe te shoh pambarimisht lojen e ricklikimit te se keqes, qe na ka mberthyer dhe na ka marre te shkuaren, te tashmen dhe nuk eshte cudi edhe te ardhmen.
Nese prokuroria dhe gjykata e kane ndare mendjen, qe do te vazhdojne ti sherbejne Saliut, Ilirit & Company, atehere une i siguroj se nuk kam ndermend te terhiqem, te behem humbes apo protagonist i kauzave te humbura, por do ti drejtohem zgjidhjes perfundimtare te vendosjes se drejtesise, asaj te protestave.
Keta sojseze jane trima e te sigurte, persa kohe guximi yne per te drejten tone eshte me i paket se guximi i tyre per ruajtur padrejtesite e tyre.
Une i drejtohem cdo shqiptari te ndershem qe te mos prese me drejtesi nga politika apo protagonistet e kesaj padrejtesie 28 vjecare.
Eshte idjotizem te presim qe kriminelet te vendosin drejtesi ndaj vetes se tyre.
Drejtesia do vije kur ne te cohemi, ti nxjerrim nga zyrat tona dhe nga pronat e vjedhura kriminelet, dhe pa asnje meshire ti cojme aty ku e kane vendin.
Kjo diktature e krimit duhet te marre fund, haka te shkoje tek i zoti, dhe shpirterat tane te qetesohen me vendosjen e drejtesise, qetesia dhe shpresa per nje te ardhme me te mire, te begate dhe pa armiqesi, te kthehen dhe se bashku me to edhe dinjiteti i humbur i shqiptarit.