Juristi Romeo Kara ka paralajmëruar supriza në procesin ndaj Kastriot Ismailajt. Sipas tij në trysninë e burgut Meta dhe Berisha po bëjënë të pamundur lirimin e tij , pasi në të kundërt Kastriot Ismailaj është zotuar se do t’I marrë me vete.
Reagimi i juristit Kara:
Unë ju siguroj se tashmë është zbardhur mjaftueshëm afera e privatizimit të OSSHsë. Prej 23 nëntorit 2016, ajo është bërë publike nga unë, përpara komisionit hetimor parlamentar të ngritur për këtë qellim.
Më datën 31 Mars 2017 unë kam bërë kallëzimin përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe me pas dhjetra orë deklarime në mbështetje të këtij kallëzimi, pranë kësaj prokurorie. E gjithë zallamahia që ka ndodhur lidhur me këtë aferë, është paraqitur e mbështetur me fakte, analiza dhe e ballafaquar më së miri me aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat janë shkelur hapur nga qeveria dhe aktorët e tjerë pjesëmarrës.
Është e pafalshme që prokuroria nuk gjen kurajon profesionale dhe civile për të çuar këtë dosje në gjykatë. Zvarritja e prokurorisë, po dëmton shumë rëndë integritetin e këtij procesi, po dekurajon opinionin drejtësidashës, po trimëron zullumqarët si dhe po komprometon të gjithë sistemin e drejtësisë.
Kjo prokurori ka certifikuar një shtojcë të pashkruar të realitetit që: Kodi Penal, burgu dhe sekuestrimi, barazia para ligjit dhe llogaridhënia nuk kanë të bëjnë me Sali Berishën dhe familjarët e tij. Nëse prokuroria do të ishte 1% me integritet, atëherë Sali Berisha do të ishte pa asnjë dyshim mbrapa hekurave dhe pasuria e tij totalisht e sekuestruar.
Jo vetëm që nuk ndërmerren këto hapa të duhur ligjore, por jepen sinjale të qarta përkrahjeje suportuesve të keqbërësit tjetër në rastin DIA, Kastriot Ismailaj. Përflitet se çudia ndaj tij do vij nga Gjykata e Lartë dhe nuk do jetë çudi që kjo Gjykatë të veprojë me të ashtu siç veproi me mikun e tij Meta.
Përveç aferës se privatizimit, Saliu dhe presidenti Meta janë të përfshirë edhe në korrupsionin DIA-CEZ. Natyrisht dhe logjikisht këta kumbarë janë të interesuar dhe nën presion për të nxjerre nga burgu Kaçin e tyre, përndryshe Kaçi është zotuar t’i marrë me vete. Edhe pse me prova, video dhe foto, e-maile dhe transaksione të provuara bankare, përsëri arrestimi i Metës dhe i Berishës konsiderohet si një mollë e ndaluar.