Dita e sotme duket se ka sjellë një fitore të madhe për Luiza Gegën, e cila ka korrur një tjetër triumf të madh në karrierën e saj.
Atletja e njohur shqiptare ka fituar Lojrat Mesdhetare 2018. Kampionja ka marrë medaljen e artë në disiplinën 3000 metra me pengesa.
Luiza Gega regjistroi kohën më të mirë 9’27 “73 duke lënë pas tunizianen Habiba Ghribi dhe në vend të tretë sllovenen Marusha Mismas.
Lojrat Mesdhetare 2018 janë zhvilluar në stadiumin Atletics Campclar në Tarragona të Spanjës dhe duket se kanë qënë një ogur mjaft i mirë për sportisten shqiptare.