Loading...

MOS HESHTNI! PO NA VJEDHIN!EJA NESER NE OREN 11 PARA BASHKISE VLORE !

EJA NESER NE OREN 11 PARA BASHKISE!

“Legjenda e ujit” eshte pjesa tragji-komike qe luhet perdite ne qytetin tone e mbush me cinizmin, shemtine, shterpesine e saj gjithe dekorin e mizerjes qe ka veshur perditshmeria ne kete qytet!
“Legjenda e ujit” kjo maskarade qe si regjizor ka gjithe kasten politike te ketij vendi gjithe abuzimin me detyren te atyre qe kane ne dore te admisnistrojne resurset e ketij qyteti, shfaqet si tragjedi per efektet qe jep ne jeten e cdo banori, ne ekonomine, higjenen, shendetesine, ne tere permasat qe e bejne kete qytet nje qender te pabanueshme per njerez normal!
“Legjenda e ujit” shfaqet si satire e komedi kur sheh sa shume burime ka ky qytet, kur sheh se sa shume eshte investuar per ujesjellesin ne kete qytet, kur sheh sa shume uje shkon e derdhet kot ne kete qytet!
“Legjenda e ujit” ka ardhur ora te luaj pjesen finale te saj! Pjesen ku ne qytetaret te dalim ne skene t’i japim fund kesaj gjendje tragji-komike!

Fotografia e Abazaj Arben

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com