Loading...

Izet Haxhia kërkon dëshminë e Sali Berishës, Ylli Rakipit, Zenel Nezajt dhe kasetën me regjistrimin e ish truprojës së Azem Hajdarit, për të zbardhur vrasjen

Tashmë është një fakt i kryer rihapja e dosjes së Azem Hajdarit, vrarë para selisë së Partisë Demokratike më 12 shtator 1998.

Vrasja e tij shkaktoi tronditje në politikën dhe shoqërisë shqiptare, ndërkohë që Tirana u përball me një grusht shteti të organizuar nga opozita e atëhershme e drejtuar nga Sali Berisha.

Turmat morën institucionet dhe opozita përmes ish kreut të PLL shpalli marrjen e institucioneve nga populli.

U desh ndërhyrja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, më saktë u desh kërcënimi i SHBA dhe i BE që deklaruan se nuk njihnin asnjë qeveri të dalë nga një grusht shteti në mes të Europës, që forcat e armatosura dhe paramilitare të Berishës të tërhiqeshin bashkë me tanket në selinë e PD.

Ndërkohë që vetë Berisha, i cili u nis drejt kryeministrisë për të shpallur fitoren e grushtit të shtetit, sapo iu komunikua kërcënimi i SHBA dhe BE, u kthye te Ura e Lanës pikërisht afër vendit ku po ndërtohet xhamia e re, për të bërë që grushti i shtetit të dështonte.

Por Sali Berisha nuk qëndroi duarkryq pas vrasjes së Azem Hajdarit për të fshirë të gjitha gjurmët që të çonin tek ai si autor i vrasjes së Azem Hajdarit dhe autor i grushtit të dështuar të shtetit dy ditë më pas.

Pasi zhduku celularin e liderit të Dhjetorit të vrarë para selisë së PD, pasi ndaloi të gjithë ekspertët që shkuan për të marrë provat në vendngjarje duke e zhytur drejtësinë në mister për vrasjen e Azem Hajdarit dhe pasi orientoi të gjithë drejt kundërshtarëve të tij si vrasës të Liderit të Dhjetorit, Berisha realizoi dhe skenarin e largimit të dëshmitarit të vetëm të vrasjes së Hajdarit, ish badigardit të tij njëherësh ish oficerit të SHIK-ut Zenel Neza.

Izet Haxhiaj thotë se rihapja e dosjes do të përfshijë jo vetëm kërkesën për rrëzimin e gjykimit në mungesë, por edhe futjen në dosje të provave e dëshmive që sipas tij ekzistojnë, por nuk janë futur në hetim dhe nuk janë paraqitur e pranuar në gjykim.

Konkretisht, një nga këto prova është regjistrimi me kasetofon, i bisedës që Sali Berisha ka bërë atë natë në spital, me Zenel Nezajn, truproja i plagosur i Azem Hajdarit, i cili është ende gjallë dhe jeton jashtë Shqipërisë.

Pasi vetëm pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator 1998, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtuesi i gazetës “Albania” Ylli Rakipi dhe nga tre njerëz të besuar të tij në kupolën e PD, nxitoi e shkoi me urgjencë në spital, për të “kapur i pari” dëshminë e truprojës së plagosur Zenel Neza.

Madje edhe duke mos lejuar as mjekët që i kërkuan të mos pyeste të plagosurin. Nuk lejoi, por kërcënoi edhe policinë e cila në bazë të ligjit, i kërkoi të mos ndërhynte në punët e saj, duke pyetur privatisht të plagosurin, megjithëse Zenel Neza ishte marrë në mbrojtje prej policisë në spital.

Duke qënë se situata e krijuar dhe mendimi se mund të krijoheshin trazira të dhunshme, mbasi jashtë spitalit ishin grumbulluar qindra militantë të acaruar të PD, policia u tërhoq dhe Sali Berisha vazhdoi të merrte në pyetje Zenel Nezën, duke e regjistruar rrëfimin e tij, për ato çfarë kishte parë e dëgjuar atë natë në selinë e PD, nga Azemi, nga ata që qëlluan dhe nga vendi ku ndodhi vrasja!

Kjo kasetë e bisedës së regjistruar mes Sali Bershës dhe Zenel Nezës, nuk është në dosjen hetimore dhe kësaj kasete i referohet edhe Izet Haxhia, duke kërkuar që drejtësia ta detyrojë Berishën ta dorëzojë si provë konkrete.

Thuhet, se Berisha i ka kërkuar Zenel Nezës dhe e ka instruktuar, që përpara drejtësisë të deklarojë një deshmi tjetër ndryshe nga realiteti që ka ndodhur.

Janë informacione të nxjerra vit pas viti, në sajë të përplasjeve që Berisha ka krijuar me personat që kanë qënë në spital në momentin e pyetjes së Nezës.

Njëherësh pritet të merren nën hetim për t’u pyetur dhe dëshimtarët okularë, që janë Sali Berisha ish kryetar i PD në atë kohë dhe autori i marrjes në pyetje privatisht të ish truprojës së Azem Hajdarit, por dhe të Ylli Rakipi ish pronari i gazetës “Albania”, që mendohet se ka qënë ai që ka mbajtur regjistruesin-diktofon dhe që ka dijeni për ngjarjen.

Njëherësh do të kërkohet marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë qënë aty, përfshirë dhe Genc Pollon, Jemin Gjanën dhe një person tjetër që mendohet ta zbardhë bisedën, Berisha dhe Ylli Rakipi.

Duke bërë që rrethi i hetimit për zbardhjen e plotë të vrasjes së Azem Hajdarit, pas rihapjes së dosjes së tij me kërkesë të ish truprojës së Berishës, Izet Haxhia të përshijë një rreth të madh njerëzish, të kryesuar nga Sali Berisha.

Por do gjendet për t’u pyetur dhe Zenel Neza, me statusin e dëshmitarit të vetëm të mbetur gjallë në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit. I cili deri më tani pavarësisht se ka pasur shumë dënime përjetë për vrasjen e Hajdarit, s’është pyetur asnjëherë nga drejtësia dhe dëshmia e tij është gur themeli për zbardhjen e vrasjes./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com