Salianusi shkoi sot në Kuvend me një Toyota ‘Yaris’. Në fakt ishte aventurë e fortë pasi askush nga grupi parlamentar nuk kishte një të tillë. Të gjithë fillonin me Benz, BMW, e lart.
Ja si ja rrëfeu Salianusi, Grigjës, aventurën e gjetjes së Toyota “Yaris”.
“Pas shumë kërkimesh pyeta Mzatin në Kamëz. E kisha fiksim që do shkoja me “Yaris” në Kuvend. Ishte ide shumë origjinale. Ma futi në mendje Strazua, por dhe mua më ngjiti shumë.
Mzati u tregua i gatshëm. Vetëm atë Strazon mos ma sill këtu se i thyj turinjt tha. Njof nja dy dibranë që i blejnë kot këto Toyotat. Nja dy herë ua japin dashnoreve në përdorim. Eja merr një.
Dhe ashtu bëra. Shkova në Kamëz, takova Mzatin në Kafe ‘England’ dhe aty një nga ata të kafes, u tregoi se njifte një dibran tjetër që blente Toyota “Yaris” për qejf.
-E kena komisionerin tone,- i tha Mzati na e jep ai.
Kur shkuan tek ai dibrani nuk e gjetëm. Ka disa ditë që nuk është dukur,- tha roja, por meqë jeni me zotin Mzati merreni një makinë dhe silleni prap.
Ashtu bëmë.
Toyota ishte e lezetshme. U mësova shpejt t’i jap, dhe pashë që kishte boll hapësirë brenda. Harxhonte pak dhe ishte me amortizim të mirë edhe pse e përdorur.
Pastaj ndalova tek Strazua që kishte printu ca euro fallco në disa çanta letre dhe i futa në makinë.
Kur zbrita para Kuvendit fluturoja nga gëzimi. Isha në qendër të vemendjes.
Pastaj hyra brenda dhe ndodhi ajo që ndodhi. Befas Lulit i erdhi një mesazh sapo u ngrit Taulanti të fliste dhe doli jashtë. Desha të dija dhe unë por ma bënë me shenjë që nuk është bojkot por Luli ka një punë.
Pastaj filloi të më bjerë një telefonatë e panjohur.
I shkruajta jam në Kuvend mos më shqetëso.
-Jam ai i Toyota “Yaris”- tha. Ai që është në foto me Lulin tek zyra e PD. Toyota që ke marrë është e vëllait tim. Të lutem ktheje shpejt se ma kërkon policia për eskpertizë.
Ishte e pabesueshme. Kisha marrë fiks një nga Toyotat e atij që kishte sjellë ‘Yarisin’ me 3,7 milionë.
Dola me vrap jashtë të takoja Lulin t’ia thoja që është i yni.
Ai kishte ikur në SHQUP. Kur arrita aty e gjeta duke pa Taulant Ballën në televizor. Në krah ishte Strazua që po i tregonte kush ishte ai që kish dalë në foto. Ishte një ditë e paharruar. Për pak hyra në histori”.(tema)