Angela Dorothea Kasner, e njohur si Angela Merkel, lindi në Hamburg në Gjermaninë Perëndimore më 17 korrik 1954. Trajnuar si fizikante, Merkel hyri në politikë pas rënies së Murit të Berlinit në 1989. Duke u ngritur në pozitën e kryetares së partisë së Bashkimit Kristian Demokratik, Merkel u bë kancelarja e parë femër e Gjermanisë dhe një nga figurat kryesore të Bashkimit Evropian, pas zgjedhjeve kombëtare të vitit 2005.
- Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.
Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.
Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-ën me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike Joachim Sauer.
Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.
Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.
Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.
Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.
Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.
Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.
Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.
Është e gjatë 165 centimetra.
I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.
Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.
Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.
Nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zënë për të.
Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.
Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.
Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.
Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.
Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.
Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.
Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.
Ajo ka deklaruar se nuk bën festa darke në shtëpinë e saj, por do t’i pëlqente të ftonte për darkë menaxherin e skuadrës kombëtare të futbollit spanjoll.
Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.
Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.
Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.
Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.
Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.
Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.
Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.
Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.
-Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.
Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.
Në vitin 1999 – Merkel shkroi një letër në hapur, e botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine ku u bënte thirrje kristian demokratëve të rivotonin Helmut Kohl
Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.
Në vitin 2009, duke shpëtuar Europën nga kriza financiare dhe duke u bërë lidere e Europës, Merkel rizgjidhet si kancelare.
Maj 2012 – fitorja e Holland në Francë dhe një humbje e vogël në zgjedhjet lokale gjermane ishin shenjat e para të një sulmi frontal ndaj Merkel.
Angela Merkel nga gazetarët britanikë është cilësuar si ish kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.
Madje ata e cilësojnë Merkel me të njëjtin pseudonim si Thatcher, duke e quajtur “Gruaja e hekurt” gjermane.
Nga ana tjetër disa media italiane, spanjolle dhe greke (vende të përfshira në krizën ekonomike) e kanë cilësuar Merkel me Hitlerin. Sipas tyre Merkel po e pushton Europën me anë të ekonomisë.
Ajo nuk është vetëm kancelaria e para që vjen nga Gjermania Lindore, por edhe para kancelare që njeh shkencat e natyrës. Paraardhësit e saj i takonin fushave të tilla si drejtësi, ekonomi, histori, etj.
Merkel është tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës.
44. Koktejli i saj i preferuar është whisky me qershi