Si do te jete moti sot? Sipas parashikimeve edhe ditën e premte datë 29 qershor moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës dhe sërish mesdita do të rikthejë rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.
Kurse era do të jetë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat malore 11/20°C; Zonat e ulëta 16/26°C; Zonat bregdetare 17/26°C.