Pazare antishqiptare, luftë për pushtet, korrupsion, krim, rrugaçëri, tallje me popullin
Është anromalitet historik në mendësinë e shtetarëve shqiptarë, prej 1912 e deri sot, ajo ç’ka tha kryeministri shqiptar edhe sot pas 106 vitesh, që humbjen e “provimit” në BE e quajti “fitore” kur faktet flasin vetë.
- Në vitin 1913, Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë në Vlorë, quajti “fitore të madhe për Shqipërinë”, vendimin copëtues të Konferencës së Londrës, ngaqë nuk na u grabit gjithë Shqipëria.
Në datën 28 qershor 1915, Esat Toptani, bëri marrëveshje me Serbinë, për t’i dhënë pjesën veriore të Shqipërisë dhe e quajti “fitore” këtë humbje territoresh.
Në gusht të vitit 1924, për t’u rikthyer në pushtet në Shqipëri me ndihmën e Serbisë, Ahmet Zogu fali trojet shqiptare në Shën Naum, lokalitetet Vermosh e Kelmend dhe këtë e quajti “fitore e madhe” për Shqipërinë.
Më 10 tetor 1946, pushteti komunist shkëputi marrdhëniet me SHBA dhe këtë vetë-izolim të parë, Enver Hoxha e quajtit “fitore” të madhe historike të popullit shqiptar, të Markziëm-Leninizmit dhe proletariatit botëror..
Më 22 tetor 1946, pushteti komunist shkëputi mardhëniet me Anglinë dhe këtë vetë-izolim të dytë, Enver Hoxha e quajti “fitore” të madhe të partisë komuniste, të popullit dhe atdheut.
Në fund të vitit 1948, pushteti komunist shkëputi marrdhëniet me Jugosllavinë dhe këtë vetë-izolim të tretë, Enver Hoxha e quajti “fitore të madhe historike” të partisë, popullit dhe Atdheut “shkëmb graniti”.
Në nëntor 1961, pushteti komunist shkëputi marrdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe këtë vetë-izolim të katërt, Enver Hoxha e quajti “fitore” të madhe historike të popullit dhe Shqipërisë së sovrane/
Në datën 12 shtator 1968, pushteti komunist nxorri Shqipërinë nga Traktati Varshavës dhe këtë vëtvetë-izolim ushtarak, Enver Hoxha e quajti “fitore” të madhe të partisë, popullit dhe atdheut në rrugën e sovranitetit të vendit.
Më 30 korrik 1978, pushteti komunist shkëputi marrdhëniet me Kinën dhe Enver Hoxha, këtë vetë-izolim të pestë të Shqipërisë e quajti “fitore” të madhe të partisë, popullit e atdheut, nën parullën “Ndërtojmë vendin, me forcat tona”.
Më 21 gusht 1984, pushteti komunist shpërfilli ofertën e bërë nga Shtrauss, për lidhje ekonomike Shqipëri-Gjermaninë dhe këtë vetë-izolim të gjashtë, Enver Hoxha e quajti “besnikëri dhe qartësi në rrugën e fitoreve të ndritura të socializmit, mbi kapitalizmin”.
Më 19 maj 1986, vetëm 1 vit pas vdekjes së Enver Hoxhës, Strauss erdhi për herë të dytë në Tiranë dhe kërkoi lidhje ekonomike Shqipëri-Gjermani, por Ramiz Alia e refuzoi, duke e konsderuar këtë vetë-izolim të shtatë, si ‘vazhdim në rrugën e fitoreve të ndritura të Enverit”,
Më 23 tetor 1987 erdhi në Tiranë, ministri i Jashtëm Gjerman Gensher, i cili kërkoi përsëri lidhje ekonomike Shqipëri-Gjermani, por Ramiz Alia e kundërshtoi, duke e quajtur këtë vetë-izolim të tetë, “Fitore, nga fitorja në fitore, çajmë bllokadën borgjezo-reviziniste me forcat tona””.
Më 12 dhjetor 1990, Sali Berisha e quante “fitore” e madhe themelimin e PD, duke shprehur mirënjohje për Ramiz Alinë që lejoji pluralizmin politik në Shqipëri.
Në mars 1994, Sali Berisha, largoi me dhunë FMN nga Shqipëria, pasi ajo kërkoi mbylljen e firmave piramidale dhe këtë vetë-izolim të nëntë, ai e quajti “fitore e madhe” për demokracinë, ekonominë e vendit dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Në vitin 1997, Sali Berisha iu vërsul SHBA-së, me akuzën si organiztore e rebelimit popullor ndaj pushtetit të PD, duke e quajtor këtë sulm “fitore për sovranitetin e Shqipërisë dhe demokracinë”
Në datën 9 mars 1997, partitë politike nënshkruan marrëveshjen mes tyre dhe Sali Berishës dhe PD-PS quajtën “fitore” të madhe për popullin, paçka se në 6 muaj luftë civile të shkaktuar nga Sali Berisha, ishte djegur Shqipëria dhe ishin vrarë 3000 njerëz!
Në qeshor 2000, Ilir Meta e quante “fitore e madhe” për shqiptarët, takimin që bëri me përfaqësues të KiE.
Në dhjetor 2002, Fatos Nano e quajti “fitore” raportin e BE, që shprehte dëshirën të niste procesin e stabilizim Asocimit me Shqipërinë.
Qysh prej vitit 2000 e deri sot, në çdo muaj qershor e dhjetor, BE ka publikuar 36 raporte “vlerësimi” për hapjen e negociatave me Shqipërinë por negocitatat nuk janë hapur dhe të gjitha qeveritë majtas e djathtas, këtë bllokim e kanë quajtur “fitore për Shqipërinë dhe shqiptarët”
Në datën 26 qershor 2018, Shqipëria humbi në BE, mbasi nuk iu hapën negociatat, ndërsa kryeministri e quajti “fitore” shtyrjen edhe me 1 vit!/Pamfleti