Festimi i futbollistëve shqiptarë të Zvicrës duke e bërë shqiponjën dykrenore, është shndërruar në hit të madh gjithandej.
Shqiponja e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit ka marrë botën dhe shumë të tilla na vijnë sot nga Spanja.
Vullnetarë nga e mbarë bota në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, përshëndesin gjithë shqiptarët me këtë foto të veçantë.
Atje është edhe delegacioni i Kosovës me disa sportistë, të cilët po na bëjnë krenarë me paraqitje, sidomos në sportin e xhudos. /Insporti.com