[sgmb id=”1″]
Mediat greke raportojnë se në makinën e ish-Kryeministrit grek pati një shpërthim nga një lëndë ende e papërcaktuar dhe menjëherë u hapën jastëkët e ajrit. Shpërthimi ndodhi kur ish-kryeministri hapi një zarf, brenda të cilit kishte material shpërthyes.
Të plagosur mbetën ish-Kryeiministri grek dhe shoferi i tij. Lukas Papademos pësoi dëmtime në bark dhe në këmbë, por që të dy ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie shkuan në zonën ku ndodhi ngjarja dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas hetimeve paraprake, zarfi me lëndë eksplozive për ish-Kryeministrin Papademos ka qenë një shenjë paralajmërimi.