Loading...

Skandaloze/Bashkia e Vlorës rrit me 143% çmimin e ujit, gjithçka ndodh në fshehtësi

Një vendim skandaloz është marrë në heshtje të plotë dhe larg syrit të mediave në qytetin e Vlorës.

Konkretisht këshilli bashkiak i qytetit bregdetar ka miratuar me vota të majta, rritjen abuzive të çmimit të ujit të pijshëm.

Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se Sh.A Ujësjellës kërkoi rritjen e çmimit nga 30 lek/m3 në 70 lek/m3, çka do të thotë një rritje me 143% për Vlorën, 244% për Novoselën, 188 % për Njësinë Qendër dhe 313% për Orikumin.

Argumentet e bashkisë së Vlorës ishin rritja e çmimit me 60% të energjisë elektrike dhe ulja e të ardhura pas aplikimit të ujëmatësit, mosmbledhja e të ardhurave të vitit të kaluar etj.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka thënë se për këtë rritje tarife ka mbështetjen e mbikqyrësve të entit rregullator të ujit.

Nga ana tjetër, i akuzuar nga nënkryetarja e këshillit bashkiak, se ujësjellësi nuk ka zhvilluar asnjë takim informues me qytetarët, drejtori i Ujësjellësit, Dorian Xhelili, ka thënë se qytetarët janë informuar.

Ndërkaq, tarifa e miratuar nga Këshilli bashkiak do ti kalojë për shqyrtim Entit Rregullator të Ujit.

Pra, siç mund ta kuptoni, rritja e frikshme me 143% e çmimit të ujit, është tashmë një fakt i kryer për qytetarët e Vlorës.

Duket absurde kjo rritje galopante e çmimit, duke marrë parasysh se Vlora është një prej qyteteve me burime të shumta ujore, por që sërish, një pjesë e madhe banorëve nuk furnizohen me ujë, uji që ju shkon në çezma është me orar dhe për më tepër, një pjesë e madhe e banorëve nuk e konsumojnë ujin për të cilin paguajnë.

Tepër i dyshimtë është fakti nëse me të vërtetë qytetarët janë njohur me këtë rritje të frikshme të çmimit të ujit, apo gjithçka do t’ju vijë surprizë në këtë verë të lagësht?/JOQ

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com