Loading...

Kodi i mafies, Rama-Basha pakt heshtje për 613 kg kokainë, morën mesazh nga kolumbianët

Të gjitha palët dalin të përfshirë në trafikun e kokainës, Rama dhe Basha mbyllin gojën pas kërcënimeve të ndërsjella se do të nxirrnin fakte kundër njëri-tjetrit
Kapja e sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit u bë pjesë e lojës dhe teatrit të përditshëm politik mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, për të mpirë mendjet e shqiptarëve dhe për të vijuar bashkëpunimin e nëndheshëm për dominimin e politikës dhe zhvillimin e interesave të përbashkëta.

Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama ishte garancia e vetme për trafikimin e kokainës, e cila u kap pasi në gjurmët e saj ranë partnerët ndërkombëtar. Sipas Bashës, ngarkesa kaq të mëdha kokaine nuk vijnë pa një garanci të fortë.

“Ne e dimë që nuk mundet vetëm Ministri i Brendshëm të bëjë këtë lëvizje dhe padyshim që është i lidhur drejtpërdrejtë Kryeministri. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh kurrë që një ngarkesë të kalojë pa u testuar më parë me ngarkesa të vogla për të parë rrugën dhe për më tepër pa garanci të nivelit më të lartë”.

Loja me kokainën erdhi duke u bërë serioze, pasi Basha duket se po kalonte kufijtë e lejuar nga paktet e heshtura. Kështu erdhi një kërcënim nga ana e Edi Ramës, i cili paralajmëroi zbulimin e fakteve nga hetimet, që lidhnin zyrtarë të lartë ë PD me kokainën e kapur në Durrës, me një vlerë rrethe 180 milionë euro.

Edi Rama tha: “Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim. Ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD. Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova”.

Kur Edi Rama dhe Lulzim Basha po hynin këshu në një terren të rrezikshëm, një dorë nga jashtë ka ndërhyrë. Mes Ramës dhe Bashës befas ka pllakosur një heshtje për kokainën e Durrësit. Prej disa javësh ata nuk thonë më asnjë fjalë për këtë çështje. Urdhër kanë marrë edhe ushtarët e tyre që mos të flasin më për këtë çështje. Në kuadër të këtij pakti, Rama dhe Basha kanë pezulluar edhe komisionin hetimor për hetimin e kultivimit dhe trafikut të drogës.

Heshtja konfirmon se të dy palët janë të përfshira nga trafiku u kokainës dhe që ndajnë bashkë paratë. Kur njëra palë sulmon tjetrën, tregon se nuk është e kënaqur me fitimin dhe sapo i plotësohet kërkesa, rinis heshtja. Në rastin konkret dyshohet se mund të kenë ndërhyrë kolumbianët apo segmente të trafikut nga Ekuadori, të cilët janë shqetësuar se zhurma e Lulzim Bashës mund të dëmtonte linjën./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com