Loading...

Ndodhet në Elbasan, kush e prek këtë pemë për 1 moment mendon se po luan mendsh nga ajo që sheh, por pas saj ka 1 mister

Shpesh kemi dëgjuar lajme të çuditshme nga Elbasani, sidomos sa i takon kafshëve me shumë gjymtyrë apo me dy koka. Por këtë herë bëhet fjalë për një gjë ndryshe, një pemë të veçantë.

Në Elbasan ekziston pema që prodhon gjak. Bëhet fjalë për një dru shekullor që ndodhet mes fshatrave Zavalinë të Elbasanit dhe Kabash të Gramshit. Pema prodhon fruta të ngjashëm me manat, por brenda këtyre frutave të vegjël ka lëng flakë të kuq si gjaku. Sipas banorëve, fruti është i ëmbël dhe me një shije të veçantë.

Të moshuarit e lidhin atë me disa besëtytni si “pema me gjakun e Krishtit”, apo të tjerë me “kurbanin e Muhamedit”. Por për ata që kanë mësuar në shkollë, ai nuk është gjë tjetër veçse një man i zi.

Pavarësisht këtyre, frutat e pemës konsiderohen me vlera të larta për shëndetin dhe, për shkak të ngjyrës, kjo bëhet akoma më e besueshme. Është koha kur frutat janë pjekur, dhe mjaft banorë drejtohen për tek “pema e gjakut” për të shijuar frutat dhe për të konsoliduar shëndetin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com