Nga të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme në Kinostudio mbetën të plagosur vëllezërit; Juxhin dhe Rivelino Mumajesi si dhe Ibrahim Durollari.
Konflikti mes tyre nisi fillimisht në një pike bastesh, por pastaj degradoi në rrugë.
Por policia arriti të arrestonte ditën e sotme 29-vjeçarin Ervis Bano, pasi dyshohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës.
“Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal)’, sqaroi policia.
I arrestuari Bano është punonjës i policisë private në Tiranë.