[sgmb id=”1″]
Policia e Dubait prezantoi policin e parë robot i cili vjen me detyrën për të patrulluar qytetin dhe pikat turistike.
Njerëzit do të mund të raportojnë tek ai krime, të paguajnë gjoba apo të marrin informacion nga ekrani që gjendet në gjoksin e tij.
Të dhënat e grumbulluara do të ndahen me autoritetet e trafikut dhe transportit. Qeveria e Emirateve të Bashkuara tha se brenda 2030-ës synon që 25% e fuqisë police të përbëhet nga robotë.
Robotët nuk do të zëvendosojnë plotësisht oficerët e policisë. “Ne nuk do të zëvendësojmë të gjithë oficerët me këtë robot,” u shpreh një zëdhënës i policisë vendase.
Robit është në gjendje të komunikojë në Arabisht dhe Anglisht. Në një të ardhme të afërt ai mund të flasë gjuhët Ruse, Kineze, Franceze dhe Spanjolle.