[sgmb id=”1″]
Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta dhe reshjet e shiut të rëna mbi Vlorë kanë përmbytur rrugët e qytetit. Kjo përmbytje ka sjellë probleme në shumë rrugë kryesore e dytësore po ashtu edhe në shumë blloqe banimi. Më problematike situata ka qenë pranë rrugës së portit, i pari segment rrugor që përmbytet në ditë me shi, por edhe pranë Lagjeve “28 Nëntori” dhe “Pavarësia” ,rruga kryesore Vlorë -Skelë . Duke mos harruar dhe rrugën dytësore te shkolla Qemal Ataturku ,që sa herë bie shi nuk funksionojnë kanalizimet ,madje në momente të caktuara ka patur edhe bllokim të rrugës për shkak të ujit, ndërkohë që vështirësi ka patur edhe tek qytetarët e shumtë dhe nxënësit e shkollave të cilët janë bllokuar në lëvizje.