Deputetja socialiste Elisa Spiropali në një reagim pas vendimit për negociatat, thotë se Shqipëria është në rrugë pa kthim drejt antarësimit.
“Do kthehemi në shtëpi të gjithë bashkë! Shqipëria dhe Maqedonia kanë tashmë një datë dhe janë në rrugën pa kthim të anëtarësimit. Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë orë të mirë të kombit sterrojnë, do mbahen mend gjatë për aventurën e tyre të dëshpëruar për të kthyer pas orën e historisë.
Shqipëria do bëhet, edhe për inat të tyre, por fatmirësisht edhe për ta. Forca Shqipe, me Ty gjithmonë💪🙏”, shkruan Spiropali.